ARBËR ÇEPANI E THOTË TROÇ: MESHKUJT SHQIPTARË JANË SHUMË SHPELLARË

0
276

Biznesmeni Arbër Çepani ka marrë pjesë në emisionin ‘Thumb’ të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.

Gjatë intervistës, Arbri foli edhe për lidhjet e për dashurinë, ndërsa vuri në theks se nuk ka asgjë të keqe që dikush të dashurojë.

Ndërkohë, biznesmeni ka deklaruar se ka qenë shumë xheloz, por me kalimin e kohës ka ndryshuar, kjo pasi ai i cilëson meshkujt shqiptarë shpellarë, referuar mënyrës si sillen me femrat.

‘Kur erdha nga Italia isha xheloz. Ndërsa kur fillova të njihja vajzat dhe meshkujt në Shqipëri ndryshova.

Vajzat këtu kanë një hall shumë të madh nuk di si ja dalin me meshkujt. Meshkujt shqiptarë janë shumë shpellarë në mënyrën se si sillen qoftë ndaj vajzave por edhe se si bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. E pas kësaj mendon se kështu mund të flisnin edhe për të dashurën tënde e fillon të zien diçka, xhelozi. Por nuk ia vlen të mërzitesh për xhelozi’, tha Arbri.

j.png

g.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here