Video/ Bie maska Edi Rama. Mashtrimi i bujshëm që po bën me konviktet e studentëve…

0
105

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka nxjerr zbuluar mashtrimin e kryeministrit Edi Rama. Teksa ky i fundit pasqyronte Live në televizione dhe në faqen e tij në Facebook vizitën e tij tek godina e studentëve të inxhinierisë së ndërtimit, Kryemadhi është nisur menjehërë tek këto godina, ku ka nxjerr në pah mashtrimin e madh të kryeministrit, i cili në të vërtet nuk ndodhej live, por ekipi i tij i propogandës po transmetonte një kronikë të regjistruar më parë. Kryemadhi tha se kryeministri duhej të ishte tek këto godina ditët kur studentët ishin aty, dhe jo kur ata janë kthyer tashmë pranë familjeve të tyre. Kryetarja e LSI denoncoi kryeministrin Rama gjithashtu se po mashtronte shqiptarët, kur thoshte që investimet për rikonstruksionin e këtyre godinave janë të qeverisë shqiptare. Ajo tha se në të vërtet ky është një mashtrim i madh, pasi bëhet fjalë për një projekt të nisur në vitin 2011 dhe që financohet nga qeveria gjermane.  “Jam e detyruar të bëjë këtë transmetim live, nga sapo pamë transmetimin live të kryeministrit tonë mashtrues, i cili përveçëse vazhdon dhe mashtron duhet demaskuar në çdo sekondë. E para njëherë ai sot shpërndan një video ku thotë që investimi është projekti i qeverisë shqiptare, gënjen. Ja ku është tabela, që nuk është projekti i qeverisë shqiptare, por është projekti i qeverisë gjermane. Mbasi falsifikoi firmën e Sekretarit të Shtetit në Amerikë tashmë po vjedh edhe projektet e qeverisë gjermane. Ky është projekt i vitit 2011 dhe duhet të kishte mbaruar në 20 dhjetor të 2018 dhe akoma nuk ka mbaruar. Por nuk mjafton kjo, por vjen edhe bën show mediatik për të treguar që po mbaron sa më shpejt. Po të kishte fytyrë dhe mundësi që ky njeri të vinte, le të vinte dhe të ballafaqohej me studentët kur ishte për tu ballafaquar, kur ishin studentët, jo që sot që studentët janë kthyer te familjarët e tyre. Ai duhet të kujtojë dhe të shkojë në atë godinë ku vajzës i ra tavani mbi tokë, duhet të shkojë në ato godina ku për 400 vajza ka 4 banjo, që është akoma më e tmerrshme. Ai duhet të heqi dorë nga mashtrimet, të mos ti gënjejë shqiptarët, por të tërheqi projektvendimin për uljen e tatimeve për oligarkët, dhe 1/3 e atyre parave që ja u ka falur oligarkëve ditën e enjte me një seance plenare të falsifikuar tja u japi studentëve, jo vetëm për përgjysmimin e tarifave, por edhe për të krijuar kushtet normale dhe njerëzore për studentët. Të lutem shumë Edi Rama mos vazhdo të gënjesh më, mos vazhdo të mashtrosh. Nuk do të ndahem më, këmba këmbës mbas çdo mashtrimi tënd, për të demaskuar dhe për të denoncuar para shqiptarëve. Për ta denoncuar përpara shqiptarëve. Iku koha kur mund të falsifikoje, ku mund të mashtroje. Falsifikove firmën sekretarit të shtetit,  nuk ke për të falsifikuar më asgjë  për vjedhjet që bën në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1943749855660476/?t=34

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here