Rama gati të presë ca koka në qeveri. Ja çfarë do të ndodh në 24 Dhjetor…

0
7

Sa më shumë që studentët po shfaqen të vendosur me kërkesat e tyre dhe pas dështimeve të Edi Ramës për të negociuar dhe përçarë, aq më shumë po shtohen zërat se lëvizja e radhës, do të jetë një rinovim i plotë i qeverisë aktuale të Rilndjes.

Burime të sigurta pranë Partisë Socialiste kanë konfirmuar për SYRI.net, se ditën e hënë më 24 Dhjetor do të zhvillohet një takim i kryesisë së Partisë Socialiste, e cila do të thërresë punimet e jashtëzakonshme të Asamblesë Kombëtare vetë 4 ditë më pas.

Mësohet se në 28 Dhjetor, Edi Rama, do të mbajë një fjalim të ashpër duke tentuar që të paraqitet në publik sikur po zhvillon një ‘katharsis’ duke i kaluar të gjitha përgjegjësitë në disa emra minstrash. Burimet konfirmojnë se në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare, punimet do të zhvillohen nën okelion e një analize të qeverisjes dhe në fund të tyre do të identifikohen edhe ‘kokat’ që do të priten, jo vetëm mes ministrave, por edhe në institucione të tjera të rëndësishme të administratës.

E gjitha kjo është një manovër e Edi Ramës, për të shpëtuar edhe këtë herë, pas krizës së rëndë që ka kapërthyer qeverisjen e tij si pasojë e protestës madhështore të studentëve, por edhe pas skandaleve të paprecedentë, si ai i pastrimit të 30 milion eurove me anë të një firme fantazmë dhe false që fitoi pa garë 2 tender të rëndësishëm në Unazën e Madhe dhe në sektorin e energjitikës.

Edhe bashkëpunëtori i afërt dhe këshilltari në hije i Edi Ramës, Baton Haxhiu, dekonspiroi mbrëmë në emisionin opinion këtë plan shpëtimi të Edi Ramës.

‘Në këtë situatë të rëndë, duhen larguar disa ministra problematikë’, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here