“Hitleri” Veliaj që gjobit dhe ndëshkon lypësit…

0
146

Këshilltarët e djathtë e cilësuan të paprecedent vendimin e Bashkisë së Tiranës për gjobitjen e njerëzve që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Kreshnik Çollaku: Ndër shumë vendime të tjera ka futur dhe një kërkesë e cila precedent në historinë moderne të kohëve tona ka vetëm një precedent, vendimet e Adolf Hitler. Bashkia e Tiranë po merr sot një vendim  për të gjobitur dhe ndëshkuar lypësit dhe njerëzit që kërkojnë lëmoshë rrugëve të Tiranës.Është absolutisht diskriminuese, nuk ndodh në asnjë vend të qytetërëuar që shteti të gjobisë njerëzit në nevojë që kërkojnë lëmoshë. 

Askush nuk kërkon lëmoshë në Tiranë për luks. Njerëzit kërkojnë lëmoshë për të ngrënë bukë. Bashkia sociale dhe socialiste përgatit një vendim për të ndëshkuar lypësit. Sigurisht kur bredh nëpër “Jaguar” dhe Fuoristrada qindra mijëra euro, lypësit të besdisin, ata të zënë rrugën dhe kërkojnë një 20 lekësh për të ngrënë bukë.Është e paprecedent në historinë e kohëve moderne një veprim i tillë. Është raciste, cinike, e shëmtuar dhe e papranueshme për çdo qytetar pavarësisht nivelit që ka.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here