Fansat “kryqëzojnë” Greta Koçin/ “Si u plake pa të dashur”, ja si i kthehet…

0
139

Shumë vipa përmes “Ask me a question”, në Instastory, zbulojnë më shumë për veten e tyre. Kështu bën edhe këngëtarja, Greta Koçi. Së fundmi, përmes një “Ask”, në Instagram, Greta ka zbuluar se, në janar do të vijë me një klip dhe këngë të re.

Ndërkohë, ajo që pikasi shumë ishte pyetja e një fansi, i cili i thotë këngëtares: “Si u plake pa të dashur, të shkoi jeta beqare?”

Kaq ka mjaftuar që këngëtarja t’i kthehet fansit, duke i thënë: “Së pari qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti t’i bësh jetës ballë me dinjitet, në mënyrë që ai, kur të vijë te ty të të dojë e të respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do të vijë drejt meje, nuk do të jetë i dashur, por do të jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do të jetë njeri me vlera dhe integritet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here