Fëmijët janë qenie të varura, mos ua thoni kurrë këto fjalë…

0
137

Fëmijët janë nga natyra qenie të varura, mirëqenia si dhe e gjithë ekzistenca e tyre varet totalisht nga të rriturit rreth tyre. Kjo do të thotë që ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ti besojnë të rriturve të cilët kujdesen për ta.Për shkak të kësaj, lidhja prind- fëmijë, është e rëndësishme pasi formëson njeriun e rritur. Ajo që i thoni fëmijëve tuaj teksa janë ende të vegjël shëndrrohet në zërin e tyre të brendshëm. Mënyra se si i trajtoni do të definojë përfundimisht mënyrën se si ata ndjehen për vetem e tyre. Në këtë artikull do të shohim frazat më të zakonshme të cilat ndikojnë një fëmijë për gjithë jetën.

Nuk është ndonjë gjë e madhe.

Këtu ju nuk i jepni rëndësi ndjenjave të tij. Mund të duket sikur nuk ka asnjë problem nga këndvështrimi i një të rrituri, por nga këndvështrimi i një fëmije ndjehet ndryshe. Nëse një fëmijë ndjen se eksperiencat e tij nuk janë të rëndësishme, mund të ndjehet i fustruar, konfuz madje dhe në ankth.

Kur të rritet ky fëmijë do të mohojë ndjenjat e tij ose do t’i ndrydhë ato.

Ti shkatërron çdo gjë! Nuk mund të bësh asgjë mirë!

Në këtë çast sapo i keni krijuar fëmijës suaj dhimbje dhe ankth. Të trajtohesh sikur nuk vlen për asgjë, të bën të krijosh mendimin se realisht nuk vlen për asgjë. Si rezultat fëmija do të ketë probleme me vetëbesimin si dhe me kujdesin ndaj vetes më vonë.
Ai do të ketë vazhdimisht ankth sepse ndjen gjatë gjithë kohës sikur është duke bërë diçka gabim. Ndonjëherë ata mund të ndjehen aq të pavlerë sa të tentojnë vetëvrasjen.

Mos bëj kot

Kjo është një formë tjetër e ngatërrimit të fëmijës. Shpesh prindërit nuk pëlqejnë diçka që bën fëmija, ose mënyrën si ai ndjehet dhe përpiqen që ta mohojnë duke e bërë fëmijën që të besojë se ajo që ndjen apo mendon nuk është e vërtetë.
Ky individ më vonë do ti quajë ndjesitë gabim dhe të ndaluara, në këtë pikë që të mund të mbijetojë ai do të distancohet dhe do të krijojë një lloj vetizolimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here