Opozita kthehet në Kuvend, ironia e fortë e ish-ministrit të LSI

0
119

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e opozitës për t’u kthyer në Kuvend ditën e enjte dhe të premte. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, ka ironizuar vendimin në fjalë, ndërsa shton se opozita do të rrijë në Kuvend edhe ditët e festave.

“Opozita do hyjë në Kuvend të enjten dhe të premten. Biles edhe të shtunën, të dielën e ditët e festave aty do rrijë…”, shkruan Manjani. Kujtojmë se ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri dje me aleatët.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here