Zef Bushati dhe Artur Roshi në krye të Polit të Tretë!

0
255
Aleati i Edi Ramës, Kryetari i Aleancës Demokristiane z. Zef Bushati së bashku me Aleatin e Lulzim Bashës, Kryetarin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat z. Artur Roshi, ditët e fundit kanë shpeshtuar përpjekjet e tyre për krijimin e një Poli të Tretë Politik. Njoftimin për këtë zhvillim të ri politik, e ka bërë vetë ish Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe Kreu i ADK z. Zef Bushati nëpërmjet një postimi në facebook.
Z. Bushati ka qenë deputet i Opozitës kur Kryetar i PD ka qenë Sali Berisha dhe njihet si njëri prej miqve dhe aleatëve të kahershëm të Liderit Historik të PD.
Më tej Zef Bushati ka shërbyer si Ambasador në Vatikan gjatë qeverisjes socialiste të Kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Aktualisht, që prej vitit 2013, Bushati dhe ADK janë pozicionuar në Koalicion me Edi Ramën dhe PS.
Mesa duket Zef Bushati ka vendosur ti largohet Koalicionit me Partinë Socialiste dhe së bashku me të djathtin e kahershëm dhe konservator qëndrestar Artur Roshi, po provojnë të krijojnë një Koalicion Politik të së djathtës dhe qendrës së djathtë. Në postimin e tij në faceboook, Zef Bushati njofton se ditën e djeshme është zhvilluar një takim informal mes Kryetarëve të 10 partive të djathta dhe qendrës së djathtë.
Ai shkruan gjithashtu se ndërsa këto 10 parti të Koalicionit Opozitar të Djathtë kanë shprehur qëndrimin e tyre mbështetës ndaj Aleancës për Teatrin, studentëve dhe banorëve të Astirit, diskutuan edhe mbi mundësinë e krijimit të një grupimi të ri politik të partive të djathta.
Në takimin e djeshëm kanë qenë Arian Starova, Sazan Guri, Arian Galdini dhe disa Kryetarë të tjerë të partive të djathta të Koalicionit Opozitar që aktualisht janë ende formalisht aleatë joparlamentarë të Lulzim Bashës. Me shumë gjasa në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, do të kemi edhe një grupim të tretë konkurues të krijuar nga parti joparlamentare të djathta.
Ja edhe postimi i plotë i Zef Bushatit:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here