Unaza/ PD denoncon me publikimin e fakteve dhe dokumente të aferës korruptive…

0
158

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e banorëve të zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re. Në ditën e 46 të protestës, Basha paralajmëroi se nesër PD do publikojë fakte dhe dokumente të reja të asaj që ai e quan aferë korruptive.

Sipas Bashës, Rama jo vetëm që ka dashur të vjedhje 40 mln euro nga buxheti i shtetit, por do të ndërtojë pallate me paratë e drogës. Basha tregoi dhe emrin e biznesmenit i cili sipas tij do të ndërtojë pallate tek Unaza e Re.

Kjo është aferë korruptive. Kjo që them sot nuk është thjesht një gisht akuze ndaj Ramës. Çdokush e di që i vetmi njeri që mund të vërë në lëvizje ARRSH, ministrinë, bashkinë dhe t’i lidhë veshët dhe sytë Arta Markut, këtë qytetarët e dinë fare mirë. Nesër do publikojmë një pjesë tjetër të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë mbi 40 mln euro nga buxheti i shtetit, por mbi këto rrënoja do të ndërtojë pallate shumëkatëshe.

Nesër PD me dokumente do të tregojë se si Rama dhe Veliaj ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë një personi i dënuar me 21 vite burg leje për të ndërtuar pallate ku do prishen shtëpitë. Këto banesa do prisheshin që të ndërtojë pallate një person për të pastruar paratë e drogës. Ai që do të ndërtojë këtu është Edmond Bego. Mosveprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here