Talent që nuk njeh limite. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pjesë e filmit triller/fantashkencor

0
10

Një nga këngëtaret e famshme shqiptare, shumë shpejt do të shfaqet në filmin e famshëm. Ka qenë vetë Dua Lipa, ajo që ka bërë të ditur lajmin.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Lipa ka njoftuar se do të marrë pjesë në filmin “Alita: Battle Angel”, që do të dalë në kinema në vitin 2019.

Dua nuk do të ketë ndonjë rol si aktore në këtë film, por kënga e saj do të jetë kolonë zanore. Madje ajo ka zbuluar se tashmë kënga e ka edhe një klip.

Ndërkohë filmi do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti i 2019-s dhe i përket zhanrit triller/fantashkencor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here