Prononcohet Marcelo, shkarkimi i Jose Mourinho nga Manchester United…

0
114

Real Madrid ndodhet më Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku do marrë pjesë në ndeshjet finale për Botërorin e Klubeve, fillimisht kundër japonezëve të Kashima dhe më pas në finale nëse kualifikohet.

Në prag të kësaj sfide para shtypi ka dalë mbrojtësi Marcelo, i cili foli për ndeshjet por edhe për shkarkimin e Jose Mourinho nga Manchester United, gjë që ka përfshirë të gjithë botën e futbollit në debat.

A jeni i surprizuar nga shkarkimi i Mourinho-s? A mund të kthehet?

“Jam këtu për të folur për Botërorin. Më pyesni si ka qenë te Real Madrid. Është turp sepse ai është një trajner i madh dhe tani mbetet pa klub. Nëse ai kthehet në Madrid, nuk jam unë ai që vendos për këto gjëra. Ai ka bërë punë të madhe për Realin.”

Zërat thonë se Zidane do marrë vendin e Moruinho. Iu duket mirë?

“Zidane ka bërë punë të shkëlqyer në pak kohë dhe çdo klub në botë do ishte i duhuri për të.”

Braziliani iu përgjigj edhe pyetje në lidhje me marrëdhënien e Isco-s me Solari-n, teksa theksoi se mesfushori është ndër lojtarët me aftësitë më të mira në fushë, por në futboll ka momente kur dikush luan më shumë e dikush më pak. Sipas tij, janë mediat që e kanë vënë theksin në këtë plan, që për të duket pa kuptim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here