Denoncimi i fortë nga Muka: Kapet ”mat” një tjetër plagjiaturë në vendin tonë…

0
118

Studiuesi Vladimir Kola dhe Taulant Muka vijojnë me serinë e denoncimeve të tyre për atë që ndodh me doktoraturat plagjiaturë në vendin tonë.

Së fundi denoncimi i tyre lidhet me Drejtoreshën Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj, e cila është përgjegjëse për kontrollin e doktoraturave plagjiaturë, dhe në fakt ka rënë vetë pre e një abuzimi të tillë.

Sipas Mukës në doktoraturën e Karçanajt, që ngjan më së shumti me një cikël leksionesh, në një pjesë të mirë janë kopjuar burime të tjera informacioni pa u cituar.
”Nese shihni punimin e saj te doktoratures

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer…), do te kuptoni qe eshte nje kombinim copy-paste i pjeses teorike nga burime te ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash”, shkruan mes të tjerash Muka.

 

Statusi i Taulant Mukës:

A mundet drejtoresha plagjiature e AKSHI te kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve te matures dhe shtetit në Shqiperi?

Pak dite me pare Kryeministri deklaroi qe do t’i dixhitalizojme doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe perbri mendimeve qe kam shprehur pas deklarates se tij, kuptova qe institucioni pergjegjes per dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike eshte AKSHI.

Por si mundet ky insitucion, me ne krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit te siguroje cilesine dhe eventualisht te kuptoje dhe parashtroje sakte kerkesat funksionale te sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturen e vete e ka komplet plagjiature?

A mundet Znj. Karcanaj të garantoje sistemin dixhital per provimet e matures dhe shtetit qe te ofroje meritokraci?

Nese shihni punimin e saj te doktoratures

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer…), do te kuptoni qe eshte nje kombinim copy-paste i pjeses teorike nga burime te ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash.

Kujtojme qe Znj. Karcanaj eshte edhe rektore ne Fakultetin e Ekonomikut (sipas CV-se se saj te publikuar), pra nje tjeter rast mashtrimi i shtohet barres se qytetareve te Shqiperise.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here