Studentët ultimatum Rames: Mblidh nesër Kuvendin

0
97

Sot protesta e studentëve hyn në ditën e 10. Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke e gdhirë tërë natën në të ftohtë e shi para Kryeministrisë.

Siç kishin paralajmëruar, studentët u mblodhën sërish në Fakultetet e tyre për të marshuar më pas drejt godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Teksa qëndrojnë prej disa orësh poshtë zyrës së Ramës, studentët i kanë bërë thirrje Parlamentit që të zhvillojë të shtunën (nesër) një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat e tyre. Ata i kanë dhënë ultimatum kreut të qeverisë që të thërrasë deputetët nesër deri në orën 16:00, në të kundërt, kërcënojnë ata, do të bëjnë protestë kombëtare. “Thërrisni deputetët. Të flitet aty për ne. Jemi të vendosur, nuk na përçan dot. Nëse deri në orën 16 nuk thërrisni parlamentin në shesh nuk do janë vetëm studentët. Do bëjmë protestë kombëtare”, pohojnë njëzëri protestuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here