Nis kundërsulmi, qeveria pushon nga puna prindërit e studentëve protestues

0
75

Stundentët nuk kanë aspak ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre dhe po vazhdojnë protestën masive para dyerve të Kryeministrisë dhe Ministrisës së Arsimit.

Nga ana tjetër, sipas qytetarëve, qeveria është duke ushtruar presion që protestuesit të shpërndahen, madje po e bën në mënyra të pista.

Mësohet se ka nisur verifikimi i personave që janë pjesë e protestës të studentëve, për të parë nëse të afërm të tyre janë punonjës të administratës.

Një nga qytetarët protestues u shpeh për mikrofonin e “Fax News”:

Kur po vija rrugës dëgjova se janë pushuar nga puna prindërit e disa prej studentëve që janë në krye të protestës, njësoj siç është bërë në diktaturë. Ju bëj thirrje që të rezistoni dhe të mos lejoni që asnjë politikanë të mos iu përçajë, ka ardhur koha që të zhduken nga politika shqiptare të gjitha: PS,PD, LSI. Ju jeni një trup, keni të njëjtat kërkesa, kërkoni rrëzimin e të gjithë ligjit”,

E megjithatë, studentët shprehen se ata do të vijojnë protestën , pavarësisht presioneve që iu bëhen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here