E quajti enverist/ Ish-deputeti i PS ja “plas” në fytyrë Rames

 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht pedagog i Fakultetit Ekonomik, Sherif  Bundo i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, ka komentuar videon që shpërndau kryeministri, Edi Rama në rrjetet sociale, ku e cilësonte si enverist.

Bundo, tha se videoja është shkëputur qëllimisht, ndërsa hodhi poshtë cilësimin e Ramës për të enverist, duke shtuar se ai është sulmuar nga regjimi  diktaktorial, në kohën që ishte në universitet.

“Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem, se do doja që opinioni publik të dëgjonte të plotë videon, se videoja është prerë qëllimisht.

Studentët nuk janë në kushte të barabarta me pushtetarët e tyre. Studentët janë të brishtë nuk janë qelibarë, ata më kërkuan të shprehja mendimin tim në lidhje me qëllimet e tyre.

Unë nuk jam enverist, jam përjashtuar nga Univeristeti i Tiranës, jam përjashtuar nga fakulteti për shkak të biografisë”, tha Bundo.

E quajti enverist/ Ish-deputeti i PS ja “plas” në fytyrë Rames

Skandal! Xhamia e komunitetit mysliman e kthyer

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko