Turpërohen “Los Blancos”. CSKA bën historinë në “Bernabeu”…

0
104

Real Madrid e ka mbyllur fazën me grupe të Champions League në mënyrën më të keqe të mundshme. Kampionët e Europës në fuqi, në fakt, janë fundosur në shtëpi nga CSKA-ja e Moskës, që ka fituar në “Santiago Bernabeu” me rezultatin e pabesueshëm 3-0. Kjo ka qenë humbja më e rëndë e pësuar nga “Los Blancos” në ndeshjet e luajtura në shtëpi në kompeticionet europiane.

Pavarësisht kësaj Reali i Madridit dhe Roma janë dy skuadrat e radhës, që sigurojnë një vend në fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht se humbën 3-0 në ndeshjet e fundit kundër CSKA Moskë, kampionët në fuqi kalojnë në raundin tjetër si kokë grupi.

Disfatë dhe për Romën, që u dha mundesi për të vijuar eksperiencën në Kupat Evropiane, këtë herë në Europa League. Humbja 2-1 nuk i prish shumë punë italianëve, që së bashku me Juventusin janë dy skuadrat e vetme në garë në Champions League nga Seria A.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here