Kush fshihet pas 26-vjeçarit që kërkon milionat e Unazës së Re?!

0
141

Avdjol Dobi, vetëm 26 vjeç, rezulton të jetë përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania”, e cila ka rezultuar fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”. Ai këtë javë do të pyetet në Prokurorinë e Tiranës, në kuadrin e hetimeve që janë hapur pas zbulimit të dokumenteve të falsifikuara të kompanisë në SHBA.

Vetë Dobi nuk ka asnjë fuqi financiare për ta derdhur 1.8 milion euro si fond garancie në arkën e shtetit.

Por, Shqiptarja.com vëren se edhe pse Avdjol Dobi është thirrur dy ditë më parë në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ndaj tij çuditërisht nuk është marë asnjë masë ndalimi për Dobin, i cili në çdo moment mund të ikë nga Shqipëria.

Dobit do t’i duhet të japë llogari për shumë pikëpyetje, ku më tepër prokurorët do kërkojnë të dinë nga ai se në çfarë rrethana e ka gjetur vërtetimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaëare në SHBA.

Njëherësh prokuroria e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të këtij personazhi, do konsistojë në zbulimin e origjinës të shumës prej 1.8 milion euro që kompania “DH-Albania” dhe “Biba X”, ka ngrirë si fund garancie, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit.

Ndërkohë një burim pranë prokurorisë së Tiranës thanë se një grup oficerësh kanë shkuar në zyrat e kompanisë “DH-Albania” dhe “Biba X”,duke sekuestruar një sërë dokumentash dhe kompjuterat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here