Deklarata ‘BOMB’ nga studentët: Plotësoni kërkesat ose futemi në grevë urie!!!!

0
142

Në se nuk plotësohen të gjitha kërkesat, protesta do të përshkallëzohet dhe do të futemi edhe në grevë urie’, kanë lëshuar ultimatumin studentët, në ditën e tretë të protestës.

Gjatë fjalimeve të tyre ata kanë ripërsëritur edhe 3 ( nga katër) kërkesat e panegociueshme për qeverisë Rama: Përgjysmimi i tarifave vjetore; Përmirësimi i kushteve në konvikte; dhe përfaqësimi i studenteve në bordet e universiteteve.

Deri më tani ministria qeveria ka plotësuar vetëm heqjen e pikës 4, të një VKM-je, sipas së cilës studentët duhet të paguanin 670 lekë të reja, për çdo kredit provimi të mbartur apo të dhënë në vjeshtë.

Sot përveç ultimatumit që i kanë dhënë qevrisë për radikalizim të protestës, studentët kanë bërë publike edhe axhendën për javën tjetër. Ata kanë deklaruar se të dielë edhe ditën e hënë, nuk do të ketë protesta, por ato do të rinisin edhe më të organizuar dhe të fuqishme, mëngjesin e të martës, më 11 dhjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here