Kërcënohet organizatori i protestës, studenti: Nuk kam frikë ….

0
123

Studentet nuk ndalen edhe pas terheqjes se Qeverise dhe shfuqizimit te VKM-se per tarifen e provimeve. 

Ora 11:00/ Një prej organizatorëve të protestës tha se e kanë telefonuar duke i thënë se do të arrestohet. Ai shprehet para studentëve në protestën që vijon se nuk ka frikë dhe se studentët nuk kanë frikë dhe se s’do të tërhiqen nga asgjë.

Ora 10: 37/ Pedagogët në Shkodër kanë dalë në shesh krah studentëve dhe u kërkojnë atyre që të mos besojnë premtimet boshe. Ata thonë se  solidarizohen me të gjitha kërkesat e studentëve të tyre.

Pedagogu i letërsisë Arben Prendi në Universitetin e Shkodrës i bashkohet protestës së studenteve dhe i kërkon që të mos tërhiqen e madje të shtojnë kërkesat e tyre. Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë të mbyllen degë të ndryshme si dhe kërkesat e tyre ti marrim vetëm me shkrim. Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here