Basha: Luftoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, duke qëndruar bashkë do fitojmë!

0
16

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së banorëve të Unazës së re.
Në ditën e 32 të protestës së banorëve, Basha ka bërë thirrje për bashkim dhe për fitore kundër qeverisë.
Gjatë prononcimit të tij, Basha tha se Edi Rama ka shkelur prej kohësh vijën e kuqe dhe u kërkoi qytetarëve të mos dorëzohen, pasi sipas tij beteja do fitohet.
“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh. Duke vazhduar kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj”, tha Basha.
“Është projekti i vetëm që Edi Rama ka për ju. Falënderime nga zemra Unazës që ka treguar se si mund të arrish ta zmbrapsësh të keqen kur je i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam dhe do jem në krah të çdo proteste. Thirrja që kam sot për qytetarët shqiptarë, për hallexhinjtë të cilëve iu është futur në xhep Edi Rama përmes grabitjes është, qëndroni bashkë. Bashkohuni, ngrihuni.
Luftoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Duke qëndruar bashkë do fitojmë. Kjo është vjedhja më e madhe e parave të shqiptarëve dhe vjedhja më e madhe e shënuar ndonjëherë në botë.

Ne e kemi denoncuar këtë vjedhje, sot është e faktuar, mediat vazhdojnë të nxjerrin detaje tronditëse të kësaj vjedhjeje.
Vjedhje është kjo që bëhet këtu, vjedhje ajo që po bëhet me studentët, vjedhje ajo që po bëhet me Teatrin Kombëtar.
Ne, deputetët e opozitës, Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krah në çdo moment. Edi Rama dhe Veliaj kanë bërë gjithçka për t’i përçarë, por ata nuk ja kanë dalë dot.
Sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetarë që po vlon në çdo cep të Tiranës, por dhe në çdo cep të Shqipërisë.
Mos u dorëzoni ju, mos u dorëzoni ju o të rinj, o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë. E keqja është që të ju ndajë dhe të ju trajtojë secilin veç.
Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re, në shkolla, në bulevardin e ri e në Shkozë. Unë jam e do të jem në krah të çdo proteste. Por thirrja që kam unë për çdo shqiptar që Edi Rama i është futur në xhepin e tyre është të ngrihemi dhe të qëndrojmë së bashku.
T’i zmbrapsim nën shembullin e kësaj qendrese. Kërkojini prokurores pse nuk e hap hetimin. Bëni detyrën tuaj, mos prisni t’i bëjë të gjitha opozita. E shihni çfarë bën pala tjetër, i përçan, i shan. Po të mos ishim bashkë me këto familje, gjëra më të zeza do kishin ndodhur. Protesta është më e madhe se dje. Pushteti do bëjë gjithçka për t’i ndalur”, deklaroi kreu i PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here