Vepra me e rëndë antikombëtare e Rilindjes!

0
139

Nga Dritan Kaba

Shqipëria drejt rrudhjes së frikshme. Vepra me antikombëtare e Rilindjes!

Ndërkohë në Shqipëri ulet në mënyrë të frikshme numri i lindjeve!

Shqiptaret jo vetëm po pakësohen nga emigrimi, por edhe nga ulja e numrit te lindjeve me gati 22% vetëm në 9 mujorin e parë të këtij viti.

Politika Rilindase, edhe me ngjarjet e fundit, duke lënë në qiell të hapur mbi 1300 familje, po injekton tek shqiptaret veç pasigurie për pronën, prespektivën e munguar, por edhe friken për të lindur fëmijë në këtë vend.

Vetëm 30 sekonda e do njiheni me këtë tmerr që po i ndodh kombit shqiptar dhe vetë Shqipërisë!

Rilindja jo vetëm po monopolizon jetën ekonomike të vendit nëpërmjet PPP sa korruptive aq edhe vrastare, por po bën një krim edhe më të madh kombit, tkurrjen e shpejtë të popullsisë.

Manovrat me dhënien e 350 eurove për lindje janë vetëm makijazh për të fshehur të vërtetën e tmerrshme të mplakjes së popullsisë së vendit tonë.

Në Shqipëri taksat janë të papërballueshme. Studentët protestojnë se nuk mund të paguajnë studimet. Çmimi i naftës është nga më të shtrenjtit në Europë. Fermerët janë në kufijtë e mbijetesës për shkak të konkurrencës së prodhimeve të fqinjëve dhe mungesës së financimeve nga shteti.

Minatorët nuk fitojnë dot statusin e tyre. Naftëtarët tallen pasi iu kanë dhënë një ligj i cili nuk zbatohet. Ndërmarrjet ekonomike po nuk qenë të lidhura me qeverinë nuk mund të mbijetojnë. Biznesi i vogël po mbytet nga taksat edhe taksidarët. Ndërsa taksat dhe akcizat  ulen vetëm për oligarkët.

Çmimet e rrugëve me PPP po kushtojnë 5 deri në 6 herë më shtrenjtë se normalja. Tenderat në mbi 70% të tyre bëhen pa garë. Edhe aty ku bëhen gara është formale, fituesi është i përcaktuar pa u shpallur tenderi.

Por kjo e uljes se frikshme të numrit të lindjeve është vepra me antikombëtare, e cila është derivat i kësaj qeverisje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here