Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi shqiptarit në Berlin

0
147

Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Berlin dhe mediat gjermane shkruajnë për dyshimet e para rreth ngjarjes së rëndë.

Shqiptari u vra nga një 60-vjeçar, i cili më pas vrau dhe veten.

Sipas mediave gjermane arsyeja se pse 60-vjeçari qëlloi për vdekje shqiptarin 47-vjeçar ishte xhelozia, pasi mësohet se viktima kishte lidhje me ish-gruan e 60-vjeçarit dhe ky është menduar si motivi kryesor i krimit.

 Shqiptari 47-vjeçar i njohur si Bledi G., u qëllua në pjesën e gjoksit duke vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj, 60-vjeçari vrau veten me pistoletën e krimit.

Në vendin e ngjarjes në afërsi të stacionit të metrosë Bismarckstraße dhe jo shumë larg nga “Deutsche Oper”, policia kriminale ka siguruar prova të vrasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here