Një mandat i dytë i Veliajt në Tiranë…

0
123

Duke komentuar këtë çështjen e fundit të Unazës së Re, ju keni mbajtur një qëndrim të diferencuar ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. A është ky një perceptim i gabuar i medias apo…

Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime. Mua nuk më vjen çudi, sepse së pari personazhet në fjalë që qenkan indinjuar nga fjalia ime, kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën tjetër të fjalisë. Pavarësisht nga kjo, unë i qëndroj përsëri fjalëve të mia, sepse jam koherente në ato që them, sepse duhet të kemi parasysh që asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë. Ka një problem në atë që dua të theksoj që më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan. Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër  një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste. Nëse këto lloj njerëzish nuk e kuptojnë mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit. Pra, një gjysmë fjalie që thotë Monika Kryemadhi që: Po Erion Veliaj nuk ka punuar. Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Unë po jua them prapë, Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj. Ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste sepse duke qenë mandati i dytë i Erion Veliaj-t, i rrezikon ‘Kryetarllëkun” Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, atëherë atij i intereson kjo gjë.

Pse e rrezikon?

Po sigurisht që e rrezikon sepse mos të harrojmë që një kryetar Bashkie, i cili ka marrë një buxhet jashtëzakonisht të madh nga Bashkia e Tiranës për të bërë projekte nga më të ndryshme, dhe nga ana tjetër biznesmenë, ku të cilët gjithë këto kulla që po ngrihen në mes të Tiranës, në njëfarë mënyre kanë një firmë të Edi Ramës dhe një firmë të Erion Veliaj. Pra, biznesmeni i ngelet borxh edhe Erion Veliajt edhe Edi Ramës. Është më komod me Erion Veliaj dhe këtë nuk e garanton dot Edi Rama. Janë bizneset më komode me Erion Veliajn apo Edi Ramës, kjo është një gjë për tu parë dhe për të pyetur bizneset. Nga ana tjetër, dua t`ju them edhe një gjë. Edhe pse nuk i pëlqen diversioni këtyre njerëzve, që për mua nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi, mos harrojmë që Edi Rama është një nga personat që nuk duron dot njerëz të cilët e kalojnë popullaritetin më shumë se Edi Rama.

E ka kaluar Erion Veliaj?

Unë mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës. Kështu mendoj unë, është gjë tjetër kjo pastaj për tu diskutuar. Pse? Sepse edhe Fatmir Xhafën për këtë arsye e shkarkoi. Popullariteti ose forca mund të themi e Fatmir Xhafës po fillonte t`i bënte hije karriges së Edi Ramës dhe automatikisht, por mos u çudisni ku një ditë më vonë ne pamë Fatmir Xhafën në krah të lali Erit në takimet e Bashkisë së Tiranës që kishte në zonën e vet ku ai është deputet. Pra,a jo që dua të them është që argumentimi i cili përdorin kundër meje, ka dy rrugë. Një, bëhet pjesë e makinerisë së lali Erit. Pra për të propaganduar akoma dhe më shumë. Ana tjetër, ose janë pjesë e propagandës së makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur apo reduktuar Erion Veliajn. Këta njerëz që paskan kaq merak gjysmën e fjalisë time pse paskam thënë unë këtu, por pse nuk shkruan njëherë këta për shitjen, apo për blerjen që u bëri Erion Veliaj këshilltarëve të LSI-së, kur ndërkohë pjesa tjetër e këshilltarëve të LSI-së dolën kundër rritjes së ujit, por si këta njerëz nuk e bënë prezentë absolutisht asnjëherë, denoncimin dhe padinë penale që i ka bërë grupi i këshilltarëve të LSI-së ndaj Erion Veliaj për kalimin e kompetencave për teatrin, marrjen e një fuqie juridike që nuk i takon Erion Veliajt, pra heqjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak, nuk e ka shkruar asnjë portal, këtë e kanë bërë këshilltarët, sepse asnjë nga këta analistë nuk e përmendi faktin që thelbi i Teatrit Kombëtar fillon nga Erion veliaj, ky që i ka hequr të drejtën Këshillit Bashkiak për të thënë jo shembjes së teatrit, por ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak. Si nuk u kujtuan këta analistë, që të thonë ore Erion Veliaj çdo ti në Unazë të Re, nuk është e drejta jote juridike, Unaza e Re nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës, ajo është pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, dhe kjo unazë është me paratë e buxhetit të shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here