Deklaratë e fortë/ Edhe kjo nuk pritej, Rama do lirojë të burgosurit për vota…

0
131

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, njëherazi anëtar i Komisionit Sigurisë, ka komentuar amnistinë e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ku mund të përfitojnë rreth 600 të burgosur. Ai tha se qeveria e ka bërë traditë që amnisti të tilla të sjellë çdo vit, dhe këtë radhë tha ai lidhet me zgjedhjet vendore.

Salianji paralajmëroi duke akuzuar se mazhoranca nëpërmjet kësaj nisme synon të lirojë nga burgjet kriminelë për ti përdorur për vota.

“Nisma nuk ka ardhur akoma në Parlament, po diskutohet ende nga Qeveria apo Ministria e Drejtësisë që është Ministria përgjegjëse për të bërë kalkulimet e fundit apo për të zgjedhur se cilët njerëz kanë më shumë vota. Kjo nismë  është më shumë propagandistike dhe elektorale, sesa një nismë që ka qëllime të mira” tha Salianji për Ora News.

Ka një moment kur Partia Demokratike do të ishte pro amnistisë.

“Padiskutim që PD do të ishte e hapur për një amnisti nëse flitet për persona të varfër apo të pamundur që janë arrestuar për shkak të pamundësisë për të paguar energjinë elektrike  apo për shkak të suvatimeve pa leje.

Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin e amnistisë, ndërkohë që ja ka dërguar për mendim Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme” u shpreh Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here