Marrëveshja e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çfarë po ndodh?

0
117

Marrëveshja e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur një nga situatat shumë të debatueshme. Siç duket Greqia nuk tërhiqet nga vendimet e saj dhe ka nisur punën ende pa marrë një konfirmim zyrtar, dhe pse qeveria shqiptare nuk është ndjerë për të kundërshtuar.

Greqia akoma pa firmosur pala shqiptare Marrëveshjen e Detit, ka filluar të kontraktojë kompanit të mëdha për të kërkuar naftë e gaz edhe në pjesën shqiptare. Siç duket Athina zyrtare nuk pret, por ka mundësi të ndjehet e sigurtë prej qeverisë shqiptare, ndaj ka filluar punë.

Kompanitë që kërkojnë naftë dhe gaz në tokë dhe në det në pjesën perëndimore të Greqisë do të investojnë 500 milionë euro në 7-8 vitet e ardhshme, sipas kreut të kompanisë shtetërore që negocion licencat e eksplorimit.
Sipas gazetës Kathimerini Yannis Bassias, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Menaxhimit të Hellenic Hydrocarbon Resources (HHRM) foli për madhësinë e investimeve dhe mundësitë që ofron Greqia në Forumin e Fundit të Mesdheut Lindor mbi ligjin e energjisë të organizuar në Athinë.

Bassias theksoi se disa kompani kanë teknologji dhe njohuri për të kërkuar në thellësitë e detit Jon dhe Kretës, ndërsa teknologjia që do të lejojë shpime në thellësi më të mëdha se 3.000 metra pritet të jetë në dispozicion në atë kohë kur do të vendoset nëse prodhimi i naftës dhe gazit është në të vërtetë i realizueshëm. Pra, Greqia do të shërbejë si një terren provues për teknologjinë e re, tha ai.
Ndërsa kapaciteti i Greqisë perëndimore, në perëndim të Korfuzit për të prodhuar hidrokarburet është duke u hulumtuar, rezerva të provuara janë gjetur në detin Mesdhe midis Qipros, Egjiptit dhe Izraelit dhe në Detin e Zi.
Parlamenti grek pritet të ratifikojë kontratat e licencimit për eksplorimin e hidrokarbureve në Detin Jon (një konzorcium i Hellenic Petroleum dhe REPSOL), në perëndim dhe në veriperëndim të Kretës (një konsorcium Total / Exxon / Hellenic Petroleum) dhe Blloku 10 (Hellenic Petroleum). Ajo që do të pasojë është një përpjekje për të bindur kompanitë që të shikojnë fushat që ende nuk kanë tërhequr interesin e investitorëve.

Në pjesën e saj të ligjshme mbetet punë e Greqisë të bëjë ç’të dojë, por kur flitet për zonën afër Sarandës apo pjesa delikate e cila po debatohet, nuk ka pse përfshihet në planet greke të shpimit. Por kjo nxjerr në pah se qeveria shqiptare e ka ndarë mendjen se do ti kalojë shtetit grek pjesën e shumë debatueshme të detit.

Siç duket “fondi i fshehtë grek” i ish-ministri të jashtëm Kotzias e paksa bërë efektin në Tiranën zyrtare!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here