“Jelekët e verdhë mbjellin kaos në Paris”…

0
102

Franca është përfshirë prej ditësh në një gjendje shumë shqetësuese për vendin. Protestuesit vazhdojnë me forma nga më të ndryshmet të mbrojnë të drejtat dhe të protestojnë kundër rritjes së taksës.

Tubimi i djeshëm i protestës së ‘jelekëve të verdhë’ (gilets jaunes) ka qenë më i egri dhe më shkatërrimtari i një revolte që zgjat që prej 17 nëntorit.

Me 133 të plagosur dhe gati 378 persona të ndaluar nga policia ajo po krahasohet gjithnjë e më shumë me lëvizjet e famshme më Francë si revolucioni i 1830, Komuna e Parisit apo maji i 1968.

Të gjitha ato kanë një simbol të vetëm: Barrikadat e ngritura kundër pushtetit.

Për të kuptuar pak më thellë valën shkatërrimtare që goditi edhe këtë të shtunë kryeqytetin francez, mund të shikohet edhe jehona që ka marrë nëpër botë kjo protestë.

Të gjitha kanë në faqe të parë kanë lajme për shkatërrimet në Champs Elyse, dyqanet e djegura në Avenue Kleber, plaçkitjet e butikëve luksozë dhe zbythjen e policisë.

‘Parisi digjet ndërkohë që jelekët e verdhë manifestojnë në rrugë’ shkruan Sunday Telegraph, ‘Guerileje anti Macron’ shkruhet në titullin e ‘La Republica’.

‘Jelekët e verdhë mbjellin kaos në Paris’, thekson El Mundo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here