Zbulohet lidhja e Dj Sardit me moderatoren e njohur

0
171

Ishte tetor kur mësuam se DJ i njohur shqiptar, Sardi i kishte dhënë fund lidhjes me balerinën e televizionit “Klan” Jora Hodo.

Në atë kohë u përfol për një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine, që kishte gjasa të kishte ndërhyrë në marrëdhënien mes tyre.

Zyrtarisht, Sardi hyri në listën e beqarëve më tërheqës shqiptarë, por emri në këtë “listë” duket se u fshi shumë shpejt.

Image

Sipas burimeve për “iconstyle”  dj Sardi është në një lidhje me moderatoren e njohur të Digitalb Jonida Vokshi.

Image

Sardi dhe Jonida janë treguar mjaft diskretë në lidhje me marrëdhënien e tyre, që sipas burimeve për “iconstyle” është bërë zyrtare tashmë.

Jo më larg se një javë më parë, dyshja janë parë në një lokal në kryeqytet, bashkë me nënën e moderatores Jonida Vokshi, duke e bërë edhe më serioze lidhjen e tyre.

Edhe pse të dy janë personazhe publike, Jonida Vokshi dhe Sardi kanë treguar se janë “hermetikë” për sa i përket jetës private dhe nuk dimë nëse do të ketë ndonjë konfirmim të këtij lajmi të bukur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here