Ndryshime në embrion, në Kinë modifikohet ADN-ja për t’i rezistuar virusit HIV

0
123

Kina njihet për studimet dhe eksperimentet e papritura në historinë e shkencës. Është njoftuar se për herë të parë në botë do të kemi foshnje me gene të modifikuara. Lajmi u konfirmua nga një shkencëtar në Kinë, He Jiankui i cili postoi një video në YouTube duke thënë se binjakeve iu është modifikuar ADN-ja për t’i rezistuar virusit HIV.

 Profesori, i cili është arsimuar në Stanford në SHBA dhe punon në një laborator në qytetin kinez të Shenzhen, tha se ADN-ja e tyre është modifikuar duke përdorur CRISPR, një teknikë që lejon shkencëtarët të heqin dhe zëvendësojnë një fije floku me përpikmëri.

Ai tha se foshnjat, të njohura si “Lulu” dhe “Nana”, megjithëse nuk janë emrat e tyre të vërtetë, kanë lindur përmes fertilizimit in vitro, por duke përdorur një vezë që është modifikuar para se të futej në mitër.

Pretendimet vijnë përpara një konference të ekspertëve botërorë në Hong Kong të martën, ku He Jiankui pritet të zbulojë më shumë detaje.

Por ende nuk është bërë një verifikim i saktë për pretendimet e tij.

Nëse rezulton e vërtetë, kjo do shkaktojë një shqetësim të madh pasi ndryshimet në një embrion trashëgohen në gjeneratat e ardhshme dhe mund të ndikojnë përfundimisht në të gjithë gjenet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here