Danieli nga Unaza e Re dhe Zaho nga Surreli..

0
432

Danieli nga Unaza e Re dhe Zaho nga Surreli..

Daniel Dobraj eshte femije, njelloj si Zaho Rama. Pavaresisht moshave jane te mitur te dy. Babllaret e te dyve i kane ba esat ne nje gjendje juridike te njejte. Pronesi te diskutueshme. Njeri tek Unaza e Re, tjetri ne Surrel. Njeri banese normale nga puna plot djerse e prinderve, tjetri Saraj i pakuptimte dhe dyshimplote per nga marramendesia e investimit. Danieli nje nxenes ekselent, Zaho nje etje pikture, siç lajmet e pushtetit na e kane servirur trashegimine qeveritare. Qofte talent i mire. Por telashet jane per Danielin.
Projekti korruptiv i babait te Zahos te Unaza e Re, do te shembe jashteligjshnerisht banesen e babait te Danielit. Keshtu Danieli do kthehet i pastrehe dhe Zaho as do degjoje per te derisa ngjarjet te rrokullisen ne vemendje me vone. Duke perdorur shemtuar, shpifur, ne trajte neveritese incidentin ku mbeti e demtuar oficerja e policise Ina Nuka, gjithnje e pavertete se si dhe sa eshte demtuar, babai i Zahos nis dhunimin e Danielit se mbrojti babane e tij. Adoleshenti i shkelqyer dhunohet nga policet e trimeruar nga babai i Zahos. Ata vene dore mbi te miturin dhe jane gati ti thyejne gishtat, duke e lenduar kafsherisht. Sepse ndjen triumf babai i Zahos!!
A ka kohe Ministri i Brendshem Sander Lleshi te urdheroje SHÇKB, Sherbimin e Çeshtjeve te Kontrrollit te Brendshem, ne varesi te tij, hetimin e kesaj ngjarje te rende?
A ka kohe te hetoje policet kur terheqin zvarre qytetaret dhe nje 7-vjeçar mbetet ne shi, i braktisur se nuk shkon dot ne shtepi?!
A eshte e ligjshme te mbrosh dhunshem diçka te paligjshme?
A mund te kete neser nje projekt udha e te cilit bie nga Surreli, bash ne banesen e stermadhe hanitshme e mistershme per nga permbajtja te babait te Zahos?
Mund ti bjere rradha e shembjes dhe kur i zoti pretendues nuk do jete kreu i pushteteve por nje moshe e trete e lodhur a do e djege deshprimi per fatet e femijeve te tij kur duan ta mbrojne mbase nga nje investim publik?
Ka shume ngjarje ne sfond te cilat se shpejti do te rrokin dhe babane e Zahos, ndersa babai i Danielit do ia kete dale me drejtesine dhe banesen. Duhen mbrojtur gishta policesh, frmijesh, te miturish, sepse jane e ardhmja e ketij vendi. Nuk mund te marresh te pandehur nje popull. Sepse vjen nje dite kur populli edhe me shpirt nder dhembe, te degdis tej imagjinates..Ne nje Shqiperi ku sundon e drejta dhe ligji, Danieli neser mund te jete minister, Kryeminister, shumeçka. Dhe Zaho te jete nje qytetar, me babane dikur kryeminister. Nje baba i padobishem, per çka u beri qytetareve te tij. Dhe njerezit do te duan te kene me shume Daniele nga Unaza e Re..Ata luftojne per te drejten..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here