Derisa nuk e ndalojmë dot, le të “vdesë” nga vetvetja!!!

0
246

Edi Rama është kryeministër i një shumice parlamentare e cila nuk ka asnjë shans të çahet. Ka 78 deputetë. Rama ka marrrë shumicën e oligarkëve të kohës së Berishës me të cilët bashkëadministron paratë publike. Edi Rama ka pothuaj mbi 90 % të mediave të lidhura pas interesave të pushtetit të tij ekzekutiv. Rama ka nën kontroll Prokurorinë. Edi Rama po punon me të gjitha mënyrat për futur në dorë edhe gjykatat. Dhe duket se po ia arrin qëllimit. Opozita akuzon se Rama ka bashkëpunim edhe me grupet me të forta kriminale, të cilat tashmë kanë hedhur fijet në media e në aktivitete legale biznesi, duke pastruar paratë.

Edi Rama mbetet orator i nivelit të lartë, veti kjo jo e lindur, por edhe e kultivuar.

Edi Rama i ka të gjitha sot në dorë dhe duket se nga oreksi galopant për të futur gjithçka nën varësi po fillon që t’i bjerrë të gjitha. Kur mbingarkohesh, natyrisht që nuk i mban, ndaj janë pushtetet e ndara dhe nuk duhet t’i kontrollojë një njeri.

Edi Rama do të bjerë nga pesha e vetë e mbipushtetit. Ndaj lëreni të mbingarkohet sa më shumë dhe do ti fillojë rrënimi prej vetvetes. Kjo nuk duhet thënë se nuk është demokratike, por kur opozita ende nuk po merr fatet në dorë të demokracisë, kur ajo heziton të sakrifikojë veten për t’u ndeshur më Ramën, ballë për ballë, atëhere më mirë le ta lemë Edi Ramën të rëndohet nga pushteti që, më pas, rrokullisjen ta ketë sa më të thellë.

Derisa nuk e ndalojmë dot, le të “vdesë” nga vetvetja!

Epo ndaj Edi Rama bën kështu!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here