Nënkryetarja e LSI, njekohesisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka komentuar per gazeten “standard” çështjen e shtëpiave të banoreve te Unazes se Re qe preken nga projekti i zgjerimit te ketij aksi. Ne reagimin e saj Xhixho thekson se e vetmja zgjidhje mbetet dialogu dhe se provokimet ndaj banoreve me Polici, forca speciale apo mjetet e firmave te ndërtimit jane te papranueshme.
Reagimi i Erisa Xhixhos
Sot Tirana ka nje ceshtje madhore qe Qeveria dhe Bashkia duhet ti japin zgjidhje. Mbi 300 familje kercenohen te gjenden pa shtepi , pa demshperblim , pa nje proces transparent , por perballen vetem me arrogancen e pushtetit si menyre per tju imponuar qytetareve.
Kur flasim per shtetin e se drejtes ne fuqi dhe ligji i shpronesimit flet qarte qe ne fillim se banoreve i jepen leket dhe me pas u prishet shtepia.Gjykata nderkombetare e Strasburgut ka vendime te saj ku flet per situata te tilla mjaft qarte qe detyrojne shtetin ti pergjigjet qytetareve me zbatimin korrekte te hapave qe kerkon ligjit per shpronesimet i miratuar nga Parlamenti Shqiptar. Pasi jo larg eshte rasti i Shkozes ku banoret ende nuk kane marre demshperblim nga autoritetet.
Banoret e Unazes se Re kane mbi 20 vite ne banesat e tyre kane derdhur djers, mund dhe vite te tera pune e sakrifice per ta krijuar ate kapital. Flasim per familje me mundesi te pakta ekonomike ku ka gra shtatezane e femije te terrorizuar nga kjo situate absurdi.
Nga ana tjeter shteti ne keto vite nuk ka reaguar , po ju ka dhene shpresa per fitimin e titullit te pronesise nepermjet procesit te legalizimit .
Padyshim te gjithe jemi pro ndertimit te veprave infrastrukturore te cilat te behen me nje konkurim trasparent , merite dhe jo me pseudo konkurime ku qe ne fillim dihet fituesi.
Te gjithe banoret shprehin mbeshtetjen per rrugen por kjo paralelisht te ndodh me demshperblimin e banesave te tyre, flasim per shtepi ku sic dhe ju e keni pasqyruar ne media Kryeministri ne fushaten e 2013 ja ka premtuar mjaft qarte atyre banorve se shtepite nuk mund te prishen .
Kjo situate ka vetem nje zgjidhje dialogun dhe ku qeveria, ARRSH , Bashkia te gjithe aktoret e perfshire te ulen urgjentisht me qytetaret e tiranes qe paguajne taksat dhe gjithe detyrimet ketij shteti prej mbi 20 vitesh.
Jane mundesite dhe duhet vullnet qe te kemi nje proces sa me ligjor .
Provokimet me ane te policise, mjeteve te firmes se ndertimit, Renean jane te papranueshme dhe vetem agravojne qytetaret te cilet duan dialog dhe zgjidhje.Cdo fenomen dhune apo protesues qe shoqerohen ne komisariate pa arsye ndikojne vetem per ti cuar keta banore ne situata ekstreme qe askush nuk i deshiron.