Ngjarja në ish-bllok/ Nis seanca gjyqësore për Martinaj, jepet nje tjetër vendim

0
111

 

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit, për masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt, ku do shqyrtohet ankimimi i Prokurorisë. Gjyqi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Martinaj do të përfaqësohet nga avokati i tij, Mirash Martini.

Ervis Martinaj, është një prej të arrestuarve për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Martinaj është duke u hetuar në kuader të forcës së ligjit për pastrim parash.

Kujtojmë që për Martinaj, Gjykata Penale në Tiranë kishte vendosur arrest me burg, me afat 30 ditor, një vendim i ankimuar më vonë nga Prokuroria.

Dosja e Prokurorisë

Në provat e reja të paraqitura në vijëmsi nga prokuroria, dy prej armëve që janë përdorur në këtë ngjarje rezultojnë të zhdukura, ndërsa në duart e Martinajt janë evidentuar gjurmë baruti.

“Ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes: Konkluzion: “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”, thuhet në një raport të p[rokurorisë, me të cilin është njohur sot dhe avokati i Martinajt.

Ndërsa ndër armët e përdorura atë natë ku në përplasjen me armë të ndodhur në vetëm 60 sekonda nga ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagos Eljo Hoti dhe biznesmenin Martinaj nga hetimet e prokurorisë dhe krahasimet balistike rezulton se është një armë e cila është përdorur dhe afro një vit më parë në Tiranë në një konflikt të ndodhur në një lloto sport më 26 shtator 2017.

Informacione të vlefshme janë marrë dhe nga ekspertiza që i është bërë në Izrael telefonit të Martinajt, ku ai rezulton se ka komunikuar me miqtë e tij pak para përplasjes me armë.

Sipas prokurorisë nga veprimet e kryera deri ne kete moment procedurial ka dyshime te bazuara ne akte se shtetasi Ervis Martinaj eshte i pajisur me nje tjeter pasaporte si shtetas kosovar me emrin Admir Koca. Pas komunikimit me njesite e bashkepunimit nderkombetar dhe koordinimit per verifikim ka rezultuar se shtetasi Ervis Martinaj, disponon nje tjeter pasaporte me identitetin Admir Koca, te cilen e ka perdorur edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise, dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Dokumentohet në këtë mënyrë qartazi rreziku i ikjes se shtetasit Ervis Martinaj. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës pasi dyshohet se i hetuari Ervis Martinaj mund të ketë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 189 i K.Penal,

Po ashtu në përgjime Martinaj i kërkonte Hatos dhe Gaxhës që të shkonin te lokali i Popescut dhe të merrnin me vete dhe armët, çka tregon që ky nuk ka qenë një takim i rastësishëm, siç ai ka pretenduar më herë në deklarimet e tij.

Pjesë nga dosja e prokurorisë: 

Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin :

Në rrjetin whatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime :

Ora 21.12 komunikon me numrin 0699470854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.

Ora 21.16 komunikon me numrin 0682145816 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vete” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699470854, ndërsa me emrin San numri 0682145816

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699187239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19 :

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here