Gruevski është arratisur edhe nga Hungaria? Ja çfar shkruajnë mediat hungareze

0
165

Nderkohe qe vete ish-kryemninistri i Maqedonise, Gruevski deklaroi se ndodhet ne Hungari ne pritje te kerkeses per azil politik, pas kercenimeve qe pretendon se ka marre ne vendin e tij, mediat bullgare shkruajne se ai ka dale jashte ketij shteti.

Sipas agjencisë se mediave bullgare sipas “Fokus” Gruavski ka ndërruar vendndodhje. Fokus thekson se informacionin e ka bërë të ditur një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë, transmeton Portalb.mk.

Ndërkaq  mediat hungareze së fundmi thonë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here