Presidenti Meta merr pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore

0
99

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Në takimin që zhvilloi me homologun francez, Presidenti Meta ndër të tjera shprehu vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona si edhe theksoi rëndësinë e dinamizmit të tyre. Në takimin me Macron, Presidenti Meta vlerësoi rolin e Tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.

Gjithashtu, Presidenti Meta zhvilloi në Paris, një takim të ngrohtë e miqësor me Kryeministrin e Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në këtë takim Presidenti Meta vlerësoi marrëdhënien unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë si edhe shprehu vullnetin për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here