Zbulohet dinamika e atentatit/ Kush do të vritej dhe kush u vra, zbulohet lidhja e Harizajt me…

0
221

Edison Harizaj, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, dyshohet se mund të jetë ekzekutuar me porosi të kundërshtarëve të tij në aktivitetin kriminal. Burime nga policia e Durrësit thone se Harizaj ishte përplasur me një grup kriminal që vepron mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Madje, grupi i Belgjikës e mbante nën vëzhgim me anë të Albano Xhaferrit, i cili dyshohet të jetë zbuluar nga Harizaj dhe me pas e “hoqi qafe”.

 

Sipas grupit hetimor, Xhaferri kishte marr porosi nga Belgjika për të vëzhguar Harizajn dhe tu jepte atyre informacion me qëllim që të organizonin ekzekutimin e tij.

Por dikush e spiunoi tek Harizaj, i cili dyshohet se e rrembeu dhe me pas e vrau. Për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, Policia e qytetit bregdetar ka ngritur dy pista hetimi; atë të hakmarrjes dhe larje hesapesh, pasi viktima është një person i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në Vlorë.

Sa i përkete ekzekutimit, dyshohet se janë të përfshirë më shumë se 5-6 persona. Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë dhe në momentin që u nis drejt Vlorës me Genci Çaçin autorët dhe informatorët e kanë ndjekur nga pas, ndërkohë që persona të tjerë dyshohet se e prisnin pukerish në vendin e atentatit ku edhe nuk kishte kamera sigurie. Në momentin që Harizaj dhe Caci u afruan pranë Urës së Plepave, autorët i kanë dalë me një makinë përpara në kundravajtje duke i detyruar të futeshin në rrugë dytësore ku prisnin autorët të armatosur me armë të rënda.

Në këtë moment që ata devijuan në rrugën dytësore janë përballur me breshëri automatiku.

Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë dhe u derdhen mbi makinë mbi 50-55 predha.

Harizaj që ndodhej në timon mori katër plumba duke ndërruar jetë menjëhere. Ndërsa Caci mori mbi gjashte plumba, por arriti të mbijetonte të paktën edhe për 20 orë më pas, duke ndërruar jetë vetëm në orët e vona të pasdites së djeshme, 7 nëntor, në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia e Durrësit ajo e Vlorës dhe Tiranës kanë shoqëruar mbi 25 persona për tu pyetur për këtë ngjarje mes tyre edhe persona të dyshuar. Por pasi janë marrë në pyetje atja janë lënë sërish të lirë dhe momentalisht policia nuk ka asnjë të ndaluar për këtë atentat mafioz të ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here