Alibeaj: Dako duhet të arrestohet pa vonesë pas skandalit të bashkëpunimit me bandat kriminale

0
106

‘Ende heshtje nga ata që mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave, për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin, pas skandalit të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat kriminale për vjedhjen e votave në Durrës’.

Deklarata u bë mesditën e sotme nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj nga selia blu.

Sipas tij, ‘Edi Rama dhe Vangjush Dakon kanë rënë në grackë, nuk po gjejnë qetësi nga makthi i dosjes 339’.

‘3 përgjimet, janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme’, theksoi gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së.

‘Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë’, nënvizoi Alibeaj.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj:

Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.

Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.

Dosja 339 është ‘gracka ku hajduti është kapur si laraska’.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

E deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë, për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëve me të cilët bashkëpunojnë.

Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here