Meta tregon të vërtetën se si e njeh Sandër Lleshin

0
158

Presidenti Ilir Meta duke folur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ ka treguar se si e njeh kandidatin e Edi Ramës për ministër të Brendshëm.

Meta është shprehur përballë gazetarit Çim Peka se e njeh nga larg Sandër Lleshin, si ushtarak dhe si këshilltar i Ramës.

Presidenti Meta është shprehur se pozicioni i ministrit të Brendshëm nuk është teknik, por politik. Sipas Metës është shumë i rëndësishëm ky pozicion dhe ai do të marrë kohën e duhur.

‘Padashur të hyj në diskutim dhe debate me ju, mund tu them se çdo president ka për detyrë që me veprimet e tij apo mosveprimet e tij të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri.

Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Unë nuk paragjykoj askënd unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm.

Kjo nuk ka asnjë arsye që të ndikojë, poker ajo që dua të theksoj është se pavarësisht nga background i secilit kandidat është tepër e rëndësishme të kuptojmë se lufta kundër drogës dhe krimit nuk është luftë teknike, por politike. Po të ishte teknike Habiljat do ti kishte arrestuar Zagani dhe nuk do ta kishin shkarkuar ata Zaganin, që ishte një kuadër i policisë dhe ta detyronin të shkonte në azil në Zvicër dhe më pas të arrestoheshin në polici. Pra kjo kërkon një vullnet të fortë politik sepse është përgjegjësi e [parlamentit, kryeministrit, presidentit për të çrrënjosur krimin e organizuar.

Ministri që dha dorëheqjen mendoj se tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim pavarësisht vështirësive dhe rrethanave të komplikuara, pra kjo është në betejë e të gjithëve dhe përgjegjësitë e ministrit janë shumë të rëndësishme.

E njoh vetëm si emër si funksionar që ka qenë si funksionar i lartë në ushtri apo si këshilltar i kryeministrit. Askush nuk mund të ndikojë tek Ilir Meta me interpretime.

Pas ngjitjes së Jezercës ju garantoj se edhe më të forta do ti kalojmë të gjithë sëbashku, prandaj mos na i kujto ato vite të kaluara’, u shpreh presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here