Bylykbashi: Rama ka kapur Prokurorinë për të prishur hetimet, bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj

0
33

I ftuar në studion e “Top Talk” këtë të premte ka qenë deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se Ndërkombëtarët ishin zotuar se do do të mbylleshin çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e Tahirit.

I ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja rreth deklaratës së këshilltarit ligjor të PD, Gazmend Bardhi, se “Ndërkombëtarët duhet të mbajnë zotimin e dhënë”, Bylykbashi sqaroi se ata ishin zotuar se shumë shpejt do të mbylleshin çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e Tahirit.

“Bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj. Ndërkombëtarët u zotuan se do të mbylleshin çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e Tahirit. Rasti i Tahirit ndryshon në karakteristikë nga Rasti Xhafaj, por kemi bandat që bëjnë ligjin”, u shpreh Bylykbashi.

Më tej ai thekson se Rama ka kapur Prokurorinë për të prishur hetimet.

“Me reformën në drejtësi, Rama synon të garantojë imunitet”

Oerd Bylkybashi ka qenë një ndër deputetët që ka votuar për vettingun në drejtësi, por sipas tij tashmë kjo reformë po shfrytëzohet nga kryeministri Rama për të vendosur në të gjitha hallkat e drejtësisë personat e tij, për t’i garantuar vetes së tij imunitet dhjetëra vjeçarë.

“Plani i Ramës është kapja e institucionit të Drejtësisë, ku synon vendosjen e gjyqtarëve që do Rama nga magjistratura deri te Gjykata Kushtetuese. Kjo do të sigurojë vite imunitet për Ramën”, u shpreh Bylykbashi në studion e “Top Talk”, ku shtoi se “Ne sot kemi pushtetin të lidhur me mafian, e se Rama ka kapur Prokurorinë për të prishur hetimet”.

I pyetur nga Denis Dyrnjaja se përse nuk padisin institucionin e Prokurorisë për pengim të hetimeve për çështje si ajo e Tahirit, por edhe të tjera. Bylykbashi u shpreh se në këtë momente drejtësia shqiptare pas shumë vitesh ndodhet në një ngërç institucional.

“Sot Shqipëria nuk e ka një Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë nuk ka ende. Ne do të kemi kriminelë që do të lirohen për shkak të tejkalimit të afateve. Tahiri e di këtë, ka qenë pjesë bashkë me Ramën dhe Xhafajn për të arritur këtu. Vendosja e tij para drejtësisë do të ishte shembulli se si kapen peshqit e mëdhenj”, u shpreh ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here