“Bularati”, Mustafaj: Gjuha e Ramës, përpjekje për nacionalizëm

0
119

Analisti Besnik Mustafaj teksa komentoi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës, ku u vra minoritari grek Konstandions Kacifas, pohoi se kryeministri Edi Rama me reagimin e tij tentoi të bënte nacionalistin.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Mustafaj tha se ajo ccka solli ngjarja në Bularat ishte një përdorim politik i shëmtuar dhe dekonstruktiv.

“Humbja e një jete të njeriut është tragjedi. Pastaj aspekti se si u vra nga policia, s’kemi një dinamikë të plotë dhe të vërtetë të ngjarjes. dëgjova një ditë një nga eprorët e RENEA, që tha se Forcat Speciale nuk merr urdhër për të shtirë. Ka protokollet e veta. Përdorimi i politik është i shëmtuar dhe dekonstruktiv. Qoftë nga qeveria shqiptare, kryeministri, por dhe qeveria greke, siç ishte e ekzagjeruar deklarata e ministrisë së Jashtme. Duhet të merret parasysh ajo që thoshte Pangalos; kur shtie mbi policinë, vritesh. Gjuha e përdorur nga Rama ishte përpjeke për të përvetësuar ngjarjen si nacionalist. Pamë një shpërthim të vërtetë histerik nga nacionalistët, nga ekstremistë, që shkuan deri në cënimin e ambasadës shqiptare në Athinë. Incidenti tragjik nuk ka lidhje me negociatat. Pretekstet ndoshta përdoren. Ne kemi thënë bashkë në bisedë se qeveria shqiptare ka për detyrë që të bëjë transparencën”, tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here