Panariti: Taksime te dyfishta, ulni taksat kthejuni parate fermereve sa nuk eshte vone

0
120

 

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se qytetarët po taksohen dy herë për të njëjtin produkt, konkretisht me naftën. ”Nuk mjaftojnë rreth dyqind milionë euro në vit taksë qarkullimi që i vilet me çmimin e naftës çdo qytetari, duke e çuar çmimin e saj ndër më të lartët në kontinent por atij tani i kërkohet të paguajë edhe tarifa koncensionarësh për shfrytëzim të akseve kombetare. Pra të paguaje dy herë, njëherë shtetin dhe njëherë koncensionin. Taksa, tarifa, tatime tërësisht jo përpjestimore me të ardhurat”,-shkruan Panariti.

Postimi i plotë

Nuk behet më fjalë për regjim por ndodhemi tashmë nën një zgjedhje fiskale. Një barre e paperballueshme, teresisht jashtë mundesive të popullit më të varfer te Evropes. Taksime te dyfishta! Dy herë për të njejten gjë.

Nuk mjaftojne rreth dyqind milione euro në vit takse qarkullimi që i vilet me cmimin e naftes çdo qytetari, duke e cuar cmimin e saj nder më të lartet në kontinent por atij tani i kerkohet të paguaje edhe tarifa koncensionaresh per shfrytezim të akseve kombetare. Pra të paguaje dy here, njehere shtetin dhe njehere koncensionin. Taksa, tarifa, tatime teresisht jo perpjestimore me te ardhurat.

Pra “shtrydhje” e cila shpie në rrudhje, mbyllje, braktisje, deshperim, arrati. Ulini taksat, thjeshtojini ato, lehtesoni pagesat, ulni tatimin mbi vleren e shtuar për lendet e para të prodhimit, jepuni parate e premtuara fermerit, rimbursoni detyrimet për agrobiznesin që të ndalni gremisjen që ka filluar.. Sa nuk është vone!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here