Tashme kundershtite kryeministrit po i vijne edhe nga ata qe e kane mbeshtetur fort deri me tani. Avokati Spartak Ngjela, ka përgëzuar kuksianët për “dëbimin” që sipas tij i bënë një ditë më parë shefit të qeverisë Edi Rama. Në një postim në fb, Ngjela thotë se qytetarët e Kukësit i treguan vendin një Kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Ngjela: Bravo Kuksi. Kuksiante e debuan dje nga Kukesi. Dhe kanë të drejtë.I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?