Policia greke rrëzon skenarët ekstremistë: Kaçifa nuk u vra për flamur

0
172

E FUNFIT/  Policia Greke ka rrëzuar të gjitha pretendimet që minoritari Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për flamurin apo të jetë provokuar nga pala shqiptare.

E përditshmja greke “Kathimerini”, por edhe media të tjera të Athinës, citojnë burime zyrtare të Policisë Greke që thonë se autoritetet e vendit të tyre kanë qenë vazhdimisht në kontakt me palën shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Aristeidis Andrikopoulos, ka kontaktuar me homologun e tij shqiptar dhe është mbajtur vazhdimisht i informuar për situatën që po ndodhte në Bularat të Gjirokastrës. Edhe burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë për tvklan.al se ka pasur komunikim përmes kanaleve zyrtare me homologët grekë.

“Kathimerini” shkruan gjithashtu se burime zyrtare nga Policia e Athinës i kanë thënë se nuk ka prova apo dëshmi që Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për ngritjene flamurit greke. Vet policia helene e mohon që 35-vjeçari minoritar të jetë provokuar nga policia shqiptare apo faktorë të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here