Tani Rama e ka qeverinë në shërbim, i vetmi problem i mbetur është opozita. Ç’do bëjë me të?!

4
219
 Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë, ka komentuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Manjani thekson se me largimin e Xhafajt, qeveria do të jetë e gjitha në shërbim të PS-së.
 
Reagimi i Manjanit
 
Po tani?!.. Pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, ndoshta më i sikletshmi për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.
 
Partia Socialiste në fakt ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën. Ky i fundit goditi jo pak elementë elektoralë të saj.
 
Goditjet kanë kosto, të cilat tashmë do ti marrë mbi supe Xhafaj… Ai do jetë “fajtori” për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë.
 
Lojë e njohur kjo.
 
Ndërkohë qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor. Dmth ndahet ndonje superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.
 
Gjithçka bëhet për të qetësuar dhe mbledhur partinë…
 
Me këtë retush politik Rama harron skandalet dhe futet në fushatë.
 
Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në parlament që të bëjë fasadën!
 
Kjo është çeshtja!!!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here