Dokumenti/“Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek”, ja biseda e Dakos me Altin Avdylajn

0
187

Dokumenti i zbardhur ne faqen e facebookut te ish-kruyeministrit Berisha

 

Me poshte keni bisedat e zhvilluara mes kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me Altin Avdylajn (Niçja) një prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4” dhe të akuzuar si pjesë e grupit Avdylaj për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Biseda është zhvilluar dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit të fituara nga Partia Socialiste. Në bisedën e përgjuar ku Altin Avdylaj identifikohet si Niçja ndërsa Dako vetëm me numrin e telefonit, kryetari i Bashkisë së Durrësit falënderon Avdylaj dhe i kërkon të takohet.

Biseda e parë është zhvilluar më datë 27 qershor në orën 11:08 të Paraditës ku thirrja bëhet nga numri 069 20 99 300 drejt numrit 069 89 67 765 dhe zgjat 1 minutë e 3 sekonda. Biseda mes Avdylaj dhe Dakos është zbardhur më 23 tetor 2017. Në dokumentin e Prokurorisë së përgjithshme thuhet gjithashtu se personi që përdor telefonin e përgjuar është pikërisht numri 069 20 99 300 që i përket kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Biseda e dytë është bërë mes Altin Avdylajt dhe një personi tjetër që i kërkon t’i thotë Dakos të paguajë një familje që ka votuar për ta në zgjedhje.

BISEDA E PARË
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

 

BISEDA E DYTË
Biseda e dytë është bërë nga numri i telefonit 069 56 39 642 (i paidentifikuar) drejt numrit 0898967765 (Altin Avdylaj) në orën 20:06 të mbrëmjes me kohëzgjatje 31 sekonda një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Jo! Jo! Jo!
Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…

Niçja: …mirë…
6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here