Ambasadori i Austrisë: Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm

0
154

Sattler është shprehur se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk duhet të ndalet në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara në rrugën e Integrimit.

Ambasadori është shprehur dhe për kapjen e peshqve të mëdhenj, teksa ka thënë se ditët e fundit janë ndërmarrë disa hapa para edhe në këtë proces, po kjo nuk duhet të ndalet me vetëm disa arrestime.

Deklarata e plotë e ambasadorit:

Jam i lumtur qe Austria ka futur Ballkanin ne axhenden e saj te unionit europian. Është e vërtetë nëse presidenti për ta është shumë i lumtur që gjithashtu ishte në gjendje të vinte të gjitha llojet në axhendën e Bashkimit Evropian. Ballkani është një nga tre gjërat kryesore të rendit të ditës për Austrinë, duke e çuar të gjithë rajonin më afër Bashkimit Evropian. Shqipëria si një faktor i rëndësishëm ka nje rol të rëndësishëm për të luajtur ne rajon.

Shpresoj shumë që ata mund te përdorin këto tetë muajt e ardhshëm deri në qershor të vitit të ardhshëm për të bërë përparim të vërtetë në çështjet kryesore që janë në tryezë që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është reforma zgjedhore dhe ajo ne drejtesi. Mendoj se është një moment i rëndësishëm për tetë muaj, me të vërtetë do të doja te shihja më shumë unitet kombëtar në çështjet e interesit kombëtar, pasi çështja e interesit kombëtar është procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo që kemi ne keto 2 vite te ndryshimeve kushtetuese ne parlament, jane levizjet e para, ku vettingu ka nisur dhe gjashtëdhjetë njerëzit e parë janë verifikuar. Jo gjithçka ka shkuar aq shpejt sa kemi dashur ne. Gjithashtu kemi një çështje me mbushjen e disa valleve të dyzet e dy institucioneve të ndryshme, si zakonisht, por kjo do të zgjidhet gjatë muajit të ardhshëm dhe janë mjete shumë të rëndësishme për t’u bashkuar dhe për të krijuar këto institucione të rendesishme, sidomos keshillin e larte te drejtesise dhe prokurorise, spakun.

Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politik të te gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në parlament. Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje.

Peshku i madh, njeriu qe e shpiku kete term nuk eshte me ne Shqiperi. Por ajo që kemi parë muajt e fundit eshte nje hap pozitiv, sepse ka nje perqendrim te madh kete periudhe per te derguar pas hekurave te “fortet”. Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe ne vazhdimesi punen qe do te kryhet, pasi arrestimi eshte vetem nje gje. Duhet te kemi kujdes dhe te mos behen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit.

Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit do të ketë SPAK dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune. Nuk duket jo vetëm për gjyqtarët sepse ata shikojnë në politikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here