Bllokohen 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë

0
129

 

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.

‘Kështu gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit’ thotë AKU.

Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here