Dalin detaje te reja per arrestimin e Arben Çukos. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se Arben Cuko dyshohet të ketë marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të një të dënuari. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një njoftimi zyrtar e shkarkoi si Drejtor Çukon me motivinn e rritjes së sigurisë në burgje. Vendin e tij e zuri Stefan Çipa.