Boksieri i njohur amerikan Floyd Maywather duket se ka pasur një arsye bindëse për të pranuar sfidën e Khabib Nurmagomedov.
Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare kampioni amerikan i tërhequr i boksit do të përfitojë 175 mln euro nga kjo ndeshje.
Detaje të reja raportohen për super sfidën që pritet të zhvillohet mes kampionit amerikan të boksit, Floyd Maywather dhe kampionit në fuqi të UFC-s Khabib Nurmagomedov.
Në fakt ishte luftëtari i UFC, Khabib, që e sfidoi boksierin Maywather pak ditë pasi mposhti McCgregor për titullin kampion në peshat e lehta. Me shprehjen “le ta bëjmë sërish të madh Las Vegasin”, Maywather, i tërhequr nga boksi, pranoi të ndeshet.
Sipas “The Sun” kjo përballje do t’i sjellë përfitime marramendëse Floyd-it. Amerikani pavarësisht rezultatit të ndeshjes pritet të fitojë 175 mln euro, gati dyfishin e asaj që mori nga sfida me McGregorin në gushtin e vitit të kaluar.