Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Transballkanike’ pranë stacionit të trenit.
Mjeti tip BMW me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësor rreth të 70-ve.
E moshuara ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Vlorës.
Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.