Lojrat e fatit/ Bastarena nxjerr bllof në mënyrë spektakolare Ramën

0
173

Kompania Bastarena ka nxjerrë bllof në mënyrë spektakolare Edi Ramën lidhur me debatin për lojrat e fatit.
Në një postim në rrjetet sociale kompania në fjalë deklaron tekstualisht se “Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online, nuk preket nga këto ndryshime”, duke nxjerrë gënjeshtar publik Kryeministrin Rama.

Ky i fundit, jo më larg se sot, në një SMS drejtuar gjithë deputetëve të Partisë Socialiste u thotë tekstualisht që “të mos dëgjonjnë shpifje për monopol online”.
Por nga ana tjetër, kompania e shumëpërfolur Bastarena e pranon vetë publikisht se do të jetë evetmja kompani që do të operojë në treg, pra, me pak fjalë do të ketë monopolin online të lojrave të fatit.

Ja postimi i plotë i Bastarena:
“Në zbatim të masave të marra nga qeveria, duke filluar nga data 1 janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotot, përvec atyre online. Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online nuk preket nga këto ndryshime. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe të argëtoheni”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here